Deputeti Alket Hyseni e konsideroi të ‘frikshme’ dhënien e nënshtetësive nga Presidenca.
I ftuar në emisionin “Open” ai tha se duket sikur nënshtetësia mund të merret te ‘Rruga e Kavajës’, ndërsa tha se problem është fakti se Presidenti ka kthyer përjashtimin në rregull.
Sipas tij, shtetësia, “që është identitet i shtetit, katandiset për t’u dhënë pas asnjë filtër nga një Institucion”.
“Ne jemi duke punuar për ligjin e Presidentit dhe do të parashikohen të gjitha mënyrat se si Presidenti ushtron të gjitha kompetencat e tij. Shqiptarët duhet të dinë çarë është shtetësia shqiptare se po duket sikur mund ta marrsh te ‘Rruga e Kavajës’. E frikshme është fakti që ky institut, shtetësia, që është identitet i shtetit, katandiset për t’u dhënë pas asnjë filtër nga një Institucion. Asnjëri nuk e shikon në anën juridike të çështjes. Ligji ka parashikuar dy forma, një forma normale që ka parashikuar procedurën si bëhet kërkesa, organet që verifikojnë të dhënat, veç kësaj është bërë një përjashtim që thotë: ‘vetëm nëse nuk i plotëson kriteret e pra’ dhe tjetra është që duhet të ketë të bëjë me kontribute kulturore, artistike. Verifikimi i kushteve për sigurinë kombëtare. Unë nuk e shoh problemin as te numrat, por fakti që një zyrë pa asnjë kapacitete verifikues të mund të bëjë më shuam përjashtime, duke e kthyer përjashtimin në rregull dhe rregullin në përjashtim”, tha ai.
Top Channel