Debati i ndezuar për 419 nënshtetësitë e dhëna nga presidenti Ilir Meta është tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Open”.
Analisti Carlo Bollino ka treguar se si nisi ky invesitigim nga media që ai drejton e publikuar më vonë nga gazetari Adriatik Doçi.
Ai tha se Meta i kishte dhënë nënshtetësinë një futbollistit ganez për 8 orë, duke mos verifikuar kushtin minimal, nëse ai nuk shkelte sigurinë kombëtare.
“Çdo gjë nisi nga dhënia e një nënshtetësie një futbollisti ganez nga presidenti për vetëm 8 orë. Doçi i është thelluar fletores zyrtare që nuk ishte vetëm një person por kishte edhe të tjerë. Në nenin nr.7 thuhet që një person që merr nënshtetësinë është kur ai person bën për vendin. Elementi skandal është që pavarësisht nga mundësitë e hapura për të dhënë nënshtetësinë është që duhet të verifikohet nëse personi nuk shkel sigurinë kombëtare.Presidenti Meta ka dhënë 850 nënshtetësi shqiptare. Mbi 400 janë nga propozime të ministrive apo institucioneve të tjera. 419 janë dhënë vetë nga presidenti në 4 vite. Rasti i futbollistit ganez është skandal sepse nuk dihet se çfarë të verifikosh në 8 orë. Formula për nënshtetësi është tjetër, është ajo çfarë parashikon ligji, ai i ka dhënë personalisht ato. Nuk mund të japësh nënshtetësi kur ai nuk plotëson pjesën e sigurisë kombëtare. Një rast ishte një person i dënuar në Kosovë për 5 vrasje”, tha Bollino.
Top Channel