Curri: Shqiptari i Kosovës le të ketë vrarë 100 veta dhe e meriton ta marrë nënshtetësinë, i huaji jo

22/10/2020 22:31

Gazetari Adriatik Doçi, ka bërë një investigim në lidhje me nënshtetësitë e lëshuara nga institucioni i Presidentit, por edhe nga vetë presidenti Meta.

Në “Top Talk”, ai tha se në dhënien e këtyre nënshtetësive ka pasur shkelje, ndër të cilat ai renditi pajisjen me nënshtetësi shqiptare, të një personi që ka kryer vrasje në Kosovë.

Kjo temë, po diskutohet në studion e emisionit “Open”, ku i ftuar është analisti Arjan Curri. Ai tha se me ligjin e ri për nënshtetësitë, nuk përjashton asnjë shqiptar të dënuar me dënim të formës së prerë, por ligji është përjashtues për të huajt. Ai shtoi se edhe nëse shqiptari i Kosovës të ketë kryer 100 vrasje, përsëri e përfiton nënshtetësinë shqiptare.

Arjan Curri: Ligji për nënshtetësinë, i 2020-ës edhe i vjetri, nuk përjashton asnjë shqiptar i dënuar me dënim të formës së prerë në momentin që ka kryer dënimin të marrë nënshtetësinë shqiptare, përjashto të huajt ama. Tek seksioni për neutralizimin të huajt që kanë kryer vepra penale me dënim minimal deri në 3-4 vite nuk e përfitojnë. Por jo shqiptarët, shqiptari i Kosovës mund të ketë vrarë edhe 100 veta e merr nënshtetësinë, i huaji jo. Shqiptari i Kosovës është shqiptar, do të marri pasaportën shqiptare.

Carlo Bollino: Me procedurë të përshpejtuar, për nderi i kombit.

Arjan Curri: Këtë nuk e pengon ligji.

Top Channel