Covid-19 në SHBA, mbi 227 mijë të vdekur nga COVID-19

22/10/2020 17:15

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 227.419, prej të cilëve 1.199 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 63.871, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 8.585.748.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 5,60 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 128,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 888.305 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.523 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 7,70 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,30 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA