Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s ranë dakord sot në takimin e tyre virtual për të krijuar një qendër hapësinore në Ramstein, Gjermani, ku ndodhet selia e forcës ajrore të NATO-s.
“NATO do të krijojë një qendër hapësinore në Gjermani që do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e satelitëve të vendeve aleate nga sulmet e armikut,” tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg pas ditës së parë të takimit ministror.
Ideja e krijimit të një qendre të tillë u nis në një samit të vendeve anëtare në dhjetor 2019 në Londër.”Satelitët e vendeve anëtare të Aleancës janë shumë të prekshëm dhe përfaqësojnë objektiva të mundshëm sulmi. Kina dhe Rusia kanë zhvilluar aftësi që mund të çaktivizojnë dhe shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kishin pasoja të rënda për komunikimet midis vendeve anëtare,” tha Stoltenberg.
Qendra Ramstein do të ketë për detyrë të ndajë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj satelitëve dhe të koordinojë aktivitetet e atyre satelitëve.Në fund të vitit të kaluar, NATO shpalli hapësirën zonën e pestë operacionale, pas ajrit, tokës, detit dhe hapësirës kibernetike.
Top Channel