Tiranë/ Banoret e një lagjeje pa drita, mbi rrjetin e tensionit të mesëm i ndërtuar një lokal

21/10/2020 10:31

Që prej ditës së martë, banorët e rrugëve “ Demneri” dhe “ Kadri Roshi” në lagjen Yzberisht në Tiranë kanë ngelur pa drita për shkak të një defekti në fiderin F16.

Shkak i mos rregullimit të kabullit të dëmtuar është sepse ai ndodhet në themelet e një bar-kafeje, që është ndërtuar mbi rrjetin e tensionit të mesëm.

Aktualisht kanë ngelur pa energji 2 kabina dhe po punohet që të gjendet një mënyrë për t’i dhënë fund këtij problemi.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel