“Të vëmë politikën në duar të sigurta”, Rama: Të kemi bashkë kurajon të zhvillojmë më tej Shqipërinë

21/10/2020 16:03

ELBASAN- Kryeministri Edi Rama nga oborri i inceneratorit të Elbasanit, ka prezantuar platformën “Deputeti që duam”, duke u shprehur se PS-ja është një parti e hapur dhe si pjesë të saj dëshiron të ketë elementë që e bëjnë më të mirë partinë që ai drejton.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka thënë se PS do një politikë në duar të mira.

“Ne po promovojmë platformën e thirrjeve të hapura, për vajzat e djemtë, gratë e burrat që kanë pasionin, vullnetin dhe kurajon për të hyrë bashkë me ne në përpjekjen për ta dërguar më tej Shqipërinë, përbën një hap të guximshëm në jetën e brendshme të Partisë Socialiste, por edhe në funksion të përmirësimit të demokracisë. Ne duam ta vëmë politikën në duar të mira. Politika ka lindur nga nevojat e njerëzve. Evis Kushi fillimisht ishte refuzuese, pasi kishte mos-besim, mu desh durim ta bind, sikundër edhe të tjerë, që sot në pozicione me përgjegjësi të mëdha”, tha Rama.

Top Channel