28/12 22:29
Këngëtarja e njohur shqiptare Rita Ora ka përkujtuar gjyshin e saj, njëherësh regjisorin e njohur Besim Sahatçiu në përvjetorin e lindjes.
“Sot është edhe përvjetori i gjyshit tim, na mungon çdo ditë. Gjyshi të dua shumë”, ka shkruar ylli shqiptar në fotografinë e ndarë në InstaStory.
Ai ka qenë drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit, teksa punoi edhe si drejtor skenik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Gjithashtu ai punoi si regjisor e skenarist i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” etj. Ai mbylli sytë përgjithmonë në vitin 2005.
Top Channel