“Që LSI të nisë t’i pijë gjakun shtetit”/ Rama nga Elbasani: Të votosh për Lulin e të marrësh peshqesh Ilir Metën…

21/10/2020 16:12

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani teksa foli për PS-në duke e cilësuar si alternativa më e mirë që shqiptarët mund të votojnë në 25 prill të 2021-it, ka hedhur akuza edhe ndaj kundërshtarëve politik.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer thumbat për presidentin ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Ca kërkon Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat, e jo më të gjallët. E bëj këtë pyetje jo për Metën si person, por për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parti dhe trajtuarit të Shqipërisë si plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Si mund të thotë PD që jam gati të qeverisë, kur nuk ka reflektuar asgjë, të njëjtat njerëz, të njëjtin ide, në ndryshim që në vend të liderit është një dezhurn, është një bosh. Nuk e kemi betejën me ta, kundërshtarët tanë, nuk janë ata. Ata janë kundërshtarët e Shqipërisë. Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëmjaftueshmërie, vetë përmbushje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari”, tha Rama.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit:

“Imagjinoni që Shqipëria të mbetet në dorën të Lulzim Bashës, Kryemadhit, Metës e Berishës, pasi ata janë bashkë. Kjo duhet të shërbejë qartësisht si një arsye për ta menduar mirë zgjedhjen e tyre. Ata që kanë një mijë arsye që të jenë të pakënaqur dhe mos të duan që ta votojnë PS. Si diskutojë sot ato arsye. Kanë një mijë e një arsye që të jenë verbërisht me PS. Duhet të imagjinoj ca do të thotë që të votosh për të marrë Lulin dhe të marrësh peshqesh Ilir Metën. Të votosh për t’i dhënë pushtet PD dhe t’i rijapësh jetë për të vazhduar ose rifilluar t’i pijë gjakun shtetit LSI. Kjo është si 1+1=2. Fëmijët që lindin dhe rriten në atë shtëpi nesër do jetojnë shumë më mirë. Po kaq e sigurt që fëmijët dhe ata që janë së bashku në shtëpinë ku çelësat i ka PD me LSI nuk kanë të ardhme. Është pak por e sigurt. Shtëpia e tyre një shtëpi ku çfarë mblidhet o hidhet në xhepat e disa anëtarëve në kurriz të të tjerëve, o për bixhoz o për të konsumuar sot atë që duhet për fëmijët nesër. Në të gjitha aspektet e jetës. Shikoni arsimin, nuk ka të krahasuar shtëpia e arsimit me atë që ishte dje.”, tha Rama.

Top Channel