Përmet/ Po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, arrestohet 24 vjeçari

21/10/2020 13:50
Foto ilustruese

Një person është arrestuar gjatë kësaj të mërkureje (21.10.2020) nga Policia e Gjirokastrës.

Shtetasi H.Sh, 24 vjeç ka rënë në prangat e uniformave blu pasi është konstatuar se po transportonte me mjetin e tij tip furgon, dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe pa dokumentacion përkatës.

Gjithashtu 24 vjeçari po e drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Arrestimi i tij është bërë në kryqëzimin e Ballabanit, Këlcyrë.

Për veprime të mëtejshme procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë  për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Top Channel