Shtyhet për të disatën herë seanca ndaj 3 gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin.

SPAK ka kërkuar pushimin e akuzave për korrupsion ndërsa gjykata i kërkoi nëse ka kryer hetim pasuror.

Pikërisht për mos plotësimin e kësaj kërkese seanca u shty sërish, gjë që zvarritet për muajt mars.

Pranë GJKKO u paraqit sot Petrit Aliaj i shkarkuar nga vetingu dhe Skënder Damini, gjyqtarit të cilit iu gjetën 17 mijë euro në banesë.

Ndërkohë nuk u paraqit gjyqtari tjetër Aleks Nikolli gjithashtu i shkarkuar nga vetingu.

Top Channel