Dhurojnë flokët për gratë e sëmura/ Nisma në ndihmë të grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit

21/10/2020 15:38

Muaji tetor na ndërgjegjëson për të parandaluar kancerin e gjirit sigurisht për t’iu gjendur sa do pranë vajzave dhe grave të prekura nga kjo sëmundje .

Elisa është vetëm 11 vjeç dhe duke folur me shoqet ajo ka mësuar që gratë e prekura dhe që kurohen ndaj kësaj sëmundjeje kanë nevojë për flokë . Ndaj ka vendosur që flokët e saj t’i dhurojë.

Kësaj nisme të ‘Europa Dona Albania’ i janë bashkuar edhe djem. Endri Shkullari i dhuron për tezen e tij të prekur nga kanceri i gjirit. Kjo sëmundje prek çdo vit 800 gra dhe vajza në Shqipëri ndaj përveç se ti sensibilizojmë për të parandaluar t’u qëndrojmë pranë edhe grave e vajzave që po luftojnë të fitojnë betejën me këtë sëmundje.

Top Channel