Banorët e ish kënetës në protestë/ Rrugët dhe shtëpitë nën ujë, kanalet kulluese nuk janë pastruar

21/10/2020 15:11

Banorët e ish-kënetës në Durrës kanë reaguar për situatën problematike që krijohet në zonë pas reshjeve të dendura të shiut.

Sipas tyre, rrugë, oborre dhe shtëpi qëndrojnë nën ujë për ditë të tëra, për shkak të mos pastrimit të kanaleve kulluese nga mbetjet urbane që hidhen në to, ndërsa nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga pushteti vendor.

Ata deklarojnë se do ta përshkallëzojnë më tej protestën e tyre.

Top Channel