Live/ “Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 13-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit pas tensioneve me mbështetësit e PS-së
Një person është arrestuar gjatë kësaj të mërkureje (21.10.2020) nga Policia e Durrësit.
Shtetasja A.Sh, 20 vjeçe ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ditën e hënë (19.10.2020) ka aksidentuar për vdekje në Fushë Krujë, këmbësorin Zenel Duka, 60 vjeç.
20 vjeçarja e ka përplasur viktimën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe pse 60 vjeçarit iu dha ndihma e shpejtë nga kalimtarët dhe u dërgua me shpejtësi në spital por për shkak të plagëve të marra, ndërroi jetë.
Shtetasja e arrestuar me banim në Burrel, është gjetur gjithashtu edhe pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel