“Aeroporti i Kukësit funksional në pranverë”/ Rama e thotë sërish: Do marr 120 kuksianë nga Londra e të votojnë për PD

21/10/2020 11:00

Kryeministri Edi Rama ndërsa foli sot për ndryshimet që do kenë portet në vend, përsëriti premtimin e tij për aeroportin e Kukësit.

Duke rikujtuar atë se çfarë ka thënë më herët, referuar mosbesuesve, ai u shpreh se kush shan më shumë ka më shumë shanse të përzgjidhet:

Aeroporti i Kukësit do jetë funksional në pranverë , 120 vota me avion nga Londra, pra ata që kanë sharë më shumë do zgjidhen, do i shikojmë kush ka vjellë vrer më shumë.

Kush do shajë më shumë do zbresi dhe do votojë në Kukës për PD, po e them janë 120 vota”.

Top Channel