“Open”/ Arjan Çani: Rama është fenomeni i një vendi të vogël që futet mes Greqisë dhe Turqisë

20/10/2020 22:06

Analisti Arjan Çani, tha në “Open”, se kryeministri Rama është një fenomen i një vendi të vogël pa influencë në rajon që futet në mes konfliktit mes Greqisë dhe Turqisë.

Më pas Çani tha se Rama në rini ka jetuar në Greqi dhe shtoi se ai dinë të flasë greqisht, ndërsa nga gjuha turke sipas Çanit dinë vetëm fjalët “ejvallah dhe kazan”.

Ndërkohë analisti theksoi që Rama nuk do të tradhtoi “vëllain e vet Erdogan”.

 

Rama ka kaluar një pjesë të madhe të rinisë në Greqi, në Korfuz, Rama flet dhe greqisht. Ai flet greqisht. Nuk flet turqisht, besoj aty dinë fjalën kazan dhe ejvallah, por zemra i rreh nga Turqia. Unë besoj dhe dyshoj fort që Rama do të tradhtojë vëllaun e tij Erdogan për këtë çështje. Rama tha që Turqia e don Greqinë, edhe pse aktor i një vendi të vogël që nuk ka asnjë peshë në rajon, arrin të luaj. Është një fenomen. Në dy konfliktet më të ashpra siç është Greqia dhe Turqia, Rama futet në mes”, tha Çani

Top Channel