Foto ilustruese

Një 75-vjeçare është përplasur nga një motor mbrëmjen e sotme në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë.

Autori K.N. përplasi këmbësoren V.Z. ndërsa po ecte në rrugë. Gruaja u dërgua në spital, kurse ai u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.10.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Tre Dëshmorët”, mjeti motor me drejtues K.N., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V.Z.,75 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel