Në një konferencë të përbashkërt për shtyp, mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit grek, Nikos Dendias, ky i fundit u shpreh se na bashkojnë shumë gjëra dhe se prezenca e tij në Tiranë synon nënvijëzimin e një agjende dinamike dhe pozitive të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kemi vullnet t’i çojmë akoma më lart, t’i zgjidhim në një klimë të një besimi reciprok çdo gjë që ka mbetur pezull. Urë (lidhëse mes nesh) është minoriteti grek në Shqipëri dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi. Ne do përballojmë sfida. Jemi të gatshëm të bëjmë përpjekje me frymën e bashkëpunimit, siç u shkon për shtat vendeve evropiane, mendojmë që ky bashkëpunim mund të funksionojë. Hyrja e Shqipërisë në BE është një objektiv i yni i përbashkët, të gatshëm të ecim më Shqipërinë. Dua të theksoj se Greqia ka mbështetur në mënyrë të qëndrueshme integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, madje edhe me kryeministrin edhe me ministrin në detyrë Cakaj kishim një tematikë të gjërë, diskutuam për përcaktimin e hapsirave detare, zgjidhja do jetë e dobishme, madje sigurisht kam dëgjuar dhe dakordësinë e zotit Rama se zgjidhja e kësaj çështjeje do ketë si bazë marrëveshjen e OKB-së, jam i lumtur për këtë gjë, se duke analizuar këtë çështje ne kemi rënë dakord të kalojmë së bashku në të drejtën kombëtare, në Gjykatën e Hagës”, tha Dendias.

Më tej, ministri grek foli për heqjen e ligjit të luftës duke u shprehur se  kjo çështje do të zgjidhet me urdhër të kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

“Kemi referuar çështjen e ligjit të luftës. Kjo gjë është një anakronizëm. Jam i sigurt që edhe çështjen e ligjit të luftës do ta zgjidhim së bashku. Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu nga Tirana, në opinionin publik shqiptar, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis. Nuk duhet të humbasim kohë dhe unë mendoj se kemi arritur shumë gjëra në marrëdhëniet tona dhe për ne mbetet që të shkojmë më përpara. Pashë me gëzim perspektivën, madje progresin, që Shqipëria ka bërë për problematikat që lidhen me minoritetin grek. Të gjitha këto i japin mundësi që të kalojë në axhendën tonë pozitive”, tha ministri Dendias.

Në mbyllje foli me tone të ashpra sa i takon Turqisë.

“Turqia vazhdon të shkelë kriteret themelore të BE-së, Turqia po shkel unionin doganor. Të shyqrtohet marrja e masave. Ajo që duhet të ndërtojmë së bashku është të kemi një të ardhme paqësore, pikërisht kësaj përpjekje i shërben prezenca ime në Tiranë, për miqësinë greko-shqiptare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA