Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, përmes kryetarit të saj, Shpëtim Idrizi, pranoi në “Top Talk” se në këto zgjedhje do të futet në koalicion me Partinë Demokratike.

Idrizi theksoi se nuk do të ketë më kurrë një marrëveshje me Ramën pasi urat mes tyre janë prishur për shkak të dinamikave që prekin Çështjen Çame, por edhe të vizitës së sotshme të ministrit grek Nikos Denidias. Ndërsa marrëveshje, thotë Idrizi, kemi me Partinë Demokratike dhe mbeten vetëm teknikalitetet se si do të futen në zgjedhjet e ardhshme.

 

Denis Dyrnjaja: Juve tashmë e keni konturuar atë që do të ndodhë midis PDIU-së dhe Partisë Demokratike, pra jeni strukturalisht të konfirmuar brenda listave.

Shpëtim Idrizi: Sigurisht nuk ka qenë dëshirë dhe zgjedhje e PDIU-së, por Edi Rama për gjithë ata që unë thash dhe akoma më shumë me këtë të sotshmen i ka prerë vetë urat me PDIU-në. I kemi dhënë dhe votat, kemi bërë dhe reformën administrative, e kemi votuar vazhdimisht dhe një ditë e heq Çështjen Çame ka qenë prioritet i joni. Merr mandatet e PDIU-së, sot e kësaj dite fut duart në PDIU, sigurisht edhe për atë që i ka bërë këtij vendi, është për mua menaxheri më i keq i këtyre 30 viteve. Absolutisht që Edi Rama nuk ka lënë asnjë urë me PDIU-në.

Denis Dyrnjaja: Sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi la të nënkuptojë që  mund të kishe dy koalicione të opozitës për të dalë në zgjedhje. Në fakt mund ta konfirmojmë këtë gjë, që janë kontoruar dy grupime brenda opozitës, e cila përbën në tërësi opozitën, por që do të dalë me dy koalicione.

Shpëtim Idrizi: Kam dëgjuar, ajo që di të them unë sot është fakti që Edi Rama për shkak sepse në mënyrë të njëanshme po mundohet të përcaktojë rregullat e lojës së 25 prillit, hoqi koalicionet, hoqi Kushtetutën, është njësoj Denis sikur të thuash do të luajmë me porta të vogla, por duhet të biesh dakord që të paktën të biem dakord tre korne një penallti. Padyshim që Rama do të bëj gjithçka që teknikisht minorancën ta bëj mazhorancë. Unë vetë do të preferoja ta shikoja të gjithë opozitën bashkë, në qoftë se dikush mendon se kështu do të maksimalizonim votat, unë këtë nuk e di akoma, do t hyj në matricat elektorale, por di të them që PDIU-ja do të jetë gjithmonë e rreshtuar me Partinë Demokratike, sepse vetëm me të ka marrëveshje.

Denis Dyrnjaja: Mund të jetë një pol i tretë, LSI-ja, Partia Agrare dhe ndonjë parti tjetër brenda jush. Sepse këto anojnë edhe nga qendra e majtë si parti politike.

Shpëtim Idrizi: Pavarësisht se ju i keni minutat e çmuara po eci me një hipotezë. Nuk e di nuk kam informacion. Unë di të them dy gjëra do të dëshiroja dhe mendoj se është më mirë që e gjithë opozita të ishte bashkë, në një listë, këto janë teknalitete. Nëse dikush mendon ndryshe, pra i maksimalizojmë mandatet duke dalë me dy koalicione, unë di shumë mirë që do t’i qëndrojmë marrëveshjes që kemi bërë me Partinë Demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA