Franca ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të një xhamie në periferi të Parisit, si pjesë e fushatës ndaj personave dhe grupeve të dyshuar se nxisin urrejtje, pas vrasjes së një mësuesi që kishte treguar në klasë karikatura të profetit musliman Muhamed.
Xhamia e Madhe e Pantin, në verilindje të kryeqytetit, kishte publikuar në faqen e saj të internetit një video ku kritikonte për veprimet e tij mësuesin e historisë Samuel Paty.
Policia vendosi sot njoftimin e mbylljes jashtë xhamisë teksa autoritetet kanë premtuar reagim të ashpër ndaj atyre që besohet se shpërndajnë mesazhe urrejtjeje, predikuesve me mesazhe të dyshimta apo të huajve që besohet se janë rrezik siguria për vendin.
Urdhri gjashtë-mujor i argumentuar si masë për “parandalim për akte terrorizmi”, u dha nga kreu i departamentit urban të Seine-Saint-Denis.
Vrasja me prerje koke e Paty, i cili po përdorte karikaturat e kontestuara në një debat për lirinë e shprehjes me nxenësit e shkollës fillore, ka tronditur Francën.
Top Channel