Gjekmarkaj kundër protestës ndaj ministrit grek: Tentativë për të kapur ndonjë votë

20/10/2020 22:28

Nikos Dendias vizitoi sot Tiranën dhe ai u prit me protesta nga Komuniteti Çam, PDIU dhe LVV në Shqipëri.

Analisti Agron Gjekmarkaj tha se nuk ishte e nevojshme që Dendias të pritej me protesta, ndërsa shtoi se ‘kjo ishte një përpjekje për të marrë vota’.

“Unë e kuptoj Komunitetin Çam. Ata kanë një histori dhe identitet, por gjuajtja me shishe besoj se është folklorizëm. E shikoj si një përpjekje për të marrë ndonjë votë ngaqë jemi në prag zgjedhjesh.

Po ashtu unë e shikoj të vonuar ndërmjetësimin e Hagës. Jemi 8 vite me vonesë. Ne jemi të dënuar të shkojmë mirë me Greqine. Por qeveria nuk ka një plan. Rama nuk ka një plan, por ai sot i dha të drejtën Greqisë që të hapë çështjen në Gjykatën e Hagës”– tha Gjekmarkaj.

Top Channel