Covid-19 i merr jetën mjekut shqiptar, Kreu i Urgjencës bën dedikim prekës: Unë humba shokun e shkollës…

20/10/2020 17:47

Pandemia COVID-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku të njohur në vendin tonë. Bëhet fjalë për  mjekun nga Kukësi, Dr.Astrit Haziri. Ai rezultoi pozitiv me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë u dërgua në Turqi për kurim, por që nuk ia doli.

Së fundmi Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka bërë një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të mjekut Astrit Haziri i cili ishte i infektuar me Covid. Brataj shkruan se ka humbur shokun e shkollës dhe një koleg të mirë i cili ishte mjaft i përkushtuar.

“Ngushëllime familjes. Covid-19 e ka shënjestrën e tij të parë personelin mjekësor! Sepse ai ishte në vijën e parë, ballë për ballë me këtë virus të pa dukshëm por agresiv dhe dëmtues pa masë. Ne humbëm një koleg, të përkushtuar, familja humbi babain, bashkëshortin dhe shokun e jetës.

Unë humba shokun e shkollës, kolegun e mire. Vetëm pak ditë më pare u dëgjuam për gjendjen shëndetësore të tij kur ndodhej akoma në banesë. Lamtumirë dhe të qoftë dheu i lehtë shokë i mirë”, shkruan ai.

Top Channel