Kryeqyteti Reykjavik dhe shumë zona të Islandës u tronditën sot nga një tërmet i fortë me madhësi 5.6 të shkallës Rihter, i cili nuk shkaktoi dëme ose viktima, por rezultoi në pezullimin e përkohshëm të seancës në parlament.
Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda dhe u pasua nga disa tronditje, ndodhi në 15:43 dhe u ndie në të gjithë vendin.
Nga pamjet e publikuara në mediat islandeze shihet teksa deputetë janë frikësuar nga tronditjet e forta, ndërsa seanca u ndërpre për 15 minuta, deri në qetësimin e situatës.
Edhe Kryeministrja Katrin Jakobsdottir po intervistohej në televizionin drejtpërdrejt nga shtëpia e saj kur gjithçka rreth filloi të dridhej.
“O Zoti im ka një tërmet”, tha ajo (minuta e 30), ndërsa kapi tavolinën para saj duke gulçuar.
Top Channel