Gjiri i Fundy-t/ Zona ku baticat më të larta në botë zbulojnë ishuj, balena dhe fosile 300 milionë vjeçare
Papa Françesku vuri një maskë për herë të parë sot, ndërsa shërbente meshën për paqe në botë me udhëheqësit e tjerë fetarë.
Papa mbajti një maskë të bardhë në Bazilikën Romake St. Maria. Më parë, ai mbante maskën vetëm në veturën që e përdorte për të udhëtuar në audiencat e së dielës në Vatikan. Ai e gjeti veten në shënjestër të kritikave, veçanërisht në rrjetet sociale, pasi nuk mbante maskë në audiencat e tij të përgjithshme dhe herë pas here binte në kontakt relativisht të ngushtë me vizitorët.
Françesku, 83-vjeç, ishte në meshë me udhëheqës të tjerë të krishterë në bazilikë, përfshirë Patriarkun Bartolomeu, udhëheqësi shpirtëror i të krishterëve ortodoksë.Papa Françesku hoqi maskën ndërsa foli para masës, ashtu si edhe udhëheqësit e tjerë fetarë, por e ktheu atë sapo përfundoi fjalimin.
Top Channel