Ura rrezikon të shembet/ Mamurras, Ura e Drojës tremb banorët, “shkak cilësia e keqe e punimeve”

19/10/2020 15:36

 Ura e Drojes në Mamurras rrezikon sërish që të shembet si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve, por edhe nga prurjet e shumta të këtij lumi.

Shirat e ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah problematikën. Pamjet tregojnë mjaft qartë situatën e krijuar. Këmbët e urës kanë pësuar gërryerje, ndërsa mbrojtëset janë shkatërruar. Banorët tregojnë se ndihen të rrezikuar

Nëse nuk ndërhyhet, pasojat do të jeëe më të mëdha, pasi po hyjmë në stinën e dimrit ku dhe prurjet e lumit do të jenë më të mëdha dhe rrezikon që lumi të marrë me vete edhe banesat aty pranë.

Lumi po merr me vete toka bujqësore, por edhe rrugë, ndërsa sot banorët përballë kësaj situate kërkojnë një ndërhyrje emergjente, e më pas ndërtimin e pritave, që do të benin të mundur shpëtimin e kësaj zone.

Top Channel