Tiranë/ Dhunë në familje, aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, thyerje e arrestit shtëpiak, arrestohen 4 persona

19/10/2020 09:50

4 persona janë arrestuar gjatë mëngjesit të kësaj të hënëje (19.10.2020) nga Policia e Tiranës.

Këta shtetas kanë rënë në prangat e uniformave blu për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 41 vjeç, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, në lokalin në pronësi të tij, zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe fisha pokeri.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. D., 52 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” duke dalë jashtë banesës.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. P., 29 vjeç, pasi në rrugën “Bulevardi Migjeni”, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale E. S, 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel