Në një komunikatë me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet nëse ai vetë e zbaton aktin normativ sa i takon mbajtjes së maskës edhe në ambiente të hapura.

Sipas tij, qeveria duhet të kishte marrë masa për të mbështetur ata që nuk kanë mundësi dhe gjithë personelin që është në vijën e parë me këtë pandemi.

“U bëj thirrje gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë rregullat e autoriteteve të shëndetit publik, në rastin konkret ata që kanë mundësi maskat ti mbajnë, ti blejnë, mos harrojmë që një pjesë e madhe është dhe në këtë lloj pamundësie, se ju i dini treguesit e varfërisë. Jam kundër atyre që bëjnë thirrje për të mos mbajtur maska. Ndërkohë qeveria duhet të kishte marrë masa për të mbështetur ata që nuk kanë mundësi dhe të mbështesë dhe më mirë gjithë personelin që është në vijën e parë me këtë pandemi”, u shpreh ai.

Top Channel