Lleshaj bën bilancin: 2811 gjoba në të gjithë vendin për mosmbajtje të maskës

19/10/2020 19:23

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në Facebook ka bërë bilancin për gjobat e vendosura nga ana e policisë për qytetarët e pabindur që nuk vendosën maskë.

Sipas Lleshaj nga data 15 tetor, kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim dhe deri sot janë gjobitur me 30 mijë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.

Reagimi i plotë:

Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.

Top Channel