Kohë pandemie/ “Normalitet” i ri në vend, qytetarët në rrugë me maska

19/10/2020 13:04

Prej muajsh, jetesa jonë nuk është më e njëjta. Ka ndryshuar përditshmëria, zakonet dhe stili i jetesës.

Nuk përqafohemi më si dikur, maska dhe dezinfektuesi janë dy bashkëshoqëruesit tanë, tashmë të përhershëm, pasi i druhemi një infektimi të mundshëm.

Në një kohë kur bota po përballet me një valë të dytë infektimesh, prej pak ditësh Shqipëria ka vendosur mbajtjen e maskave edhe në ambientet e hapura. Siç mund ta shihni në fotografitë e shkrepura ditën e sotme, në rrugë apo parqe qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë me maskë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel