Foto-Ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë mëngjesit të kësaj të hënëje në qytetin e Kavajës, ku si pasojë e një aksidenti ka humbur jetën një 78 vjeçar.

Shtetasi L.GJ, 78 vjeç i cili po udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet me drejtues shtetasin B.H.

Si pasojë e plagëve të marra biçiklisti ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me zbardhjen e plotë të saj.

 

Top Channel