Gratë naftëtare janë të vendosura të qëndrojnë në grevë deri në marrjen e pagave të tyre.  

Edhe pas reagimit të kryeministrit në twiter, ato nuk pranojnë të dalin nga greva pasi siç thonë nuk besojnë në premtime boshe.

Kryeministri tha sot se greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja!

“I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm” shkruan kryeministri në twitter.

Greva e naftëtareve vazhdon prej 5 ditësh. Ato u futën duke zëvendësuar punonjësit burra të cilët qëndruan për 17 ditë.

 

Top Channel