Takimi i së enjtes së shkuar mes përfaqësuesve të qeverisë dhe ligës profesioniste në Ministrinë e Financave dha shenjë që futbolli mund të fillonte në këtë fundjavë por takimi i fundit i anëtarëve të ligës në ‘Air Albania’ mori si vendim që t’i qëndrojnë stoik vendimit të tyre dhe bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë ditën e martë do të ketë një tjetër takim mes përfaqësuesëve të ligës profesioniste dhe atyre të ministrisë së financave. Sipas anëtarëve të ligës nëse do të ketë një shenjë pozitive nga ky takim sigurisht që bojkoti mund të ndërpritet.

Ndërkohë që për shtjellime të mëtejshme të ngjarjeve sportive të ditës mund të ndiqni sot në mbrëmje Procesin Sportiv.

Top Channel