Fushë Krujë/ Makina përplas këmbësorin, largohet nga vendi, kalimtarët i japin ndihmën e parë të plagosurit (Video)

19/10/2020 11:24

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënëje në Fushë-Krujë.

Një automjet tip “Golf” e ka përplasur shtetasin Zenel Duka, 70 vjeç. Pas përplasjes drejtuesi i mjetit së bashku me mjetin janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Fillimisht ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarët.

Momentalisht i plagosuri është në gjendje kome ndërkohë që është nisur me ambulancë në drejtim të spitalit ushtarak.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën.

Ndërkohë që ka nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit.

 

Top Channel