Lorena Kolgeci, është mbesa e aktores së njohur kosovare Diellëza Kolgecit.
Lorena do të përfaqësojë Kosovën në “Miss Globe”, e cila këtë vit do të zhvillohet në Tiranë më 12 nëntor. Bukuroshja Loren ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”, ku tregoi detaje të reja nga ky konkurrim.
Ajo tha se dëshiron të përfaqësojë denjësisht Kosovën dhe Shqipërinë dhe se konkurrimin në Tiranë e ka pritur shumë mirë, pasi ndihet si shtëpinë e saj. Më tej Lorena rrëfeu marrëdhënien e ngushtë që ka me hallën, Diellëzën. Bukuroshja tha se e pyet aktoren për gjithçka që ka të bëjë me karrierën e saj në modeling.
“Do ta fitoj, do ia bëj qejfin, sepse për atë po nisem. Po afrohen ditët me u mbajt eventi që do të mbahet në 12 nëntor në Tiranë, jam e lumtur për këtë sepse do të mbahet në shtëpinë time. Do të jenë rreth 60 shtete konkurrente, të cilat do të mundohem t’i mirëpres tek shtëpia ime. Mendoj që vetëbesimi është arma kryesore në këto konkurrime, por çdo gjë që vjen natyrshëm aty na përshëndet. Deri më tani më shukmë jam marr me pasarela, me dizainer të ndryshëm, kam pasur bashkëpunime shumë të mira që më kanë ndihmuar shumë. Modeling-un e kam pasur vetëm hobi, por tani jam marrë shumë. Më me qejf e bëj modelin-un është diçka që më ndihmon. Ka qenë një nga faktorët kryesor që jam marr me modeling. Më ka dhënë këshilla të vyera, e kam pyetur për çdo gjë”, u shpreh lorena.
Top Channel