Durrës/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet brenda 24 orëve 60 vjeçari

19/10/2020 12:50
Foto ilustruese

Është arrestuar shtetasi që aksidentoi për vdekje një këmbësor, mbrëmjen e së dielës (18.10.2020) në aksin rrugor Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit.

Shtetasi Sh.A, 60 vjeç banues në Tiranë, ka rënë në prangat e uniformave blu sepse pas aksidentit më pasojë vdekjen e një këmbësori rreth 60 vjeç të pa identifikuar është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu forcat blu kanë arrestuar shtetasin R. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi ka tentuar të vjedhë një sasi nafte në pikën e karburantit ku ai ishte i punësuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel