Situata e Covid-19 dhe zhvillimi i mësimit me turne ka shtuar lëvizjen e automjeteve në kryeqytet.

Prindërit nga frika e virusit i çojnë fëmijët në shkollë me automjetet e tyre, ndërkohë që kur ke dy fëmijë në shkollë ose një në kopsht e një në shkollë, prindi duhet të shkojë katër herë për ta çuar dhe për të marrë.

Pandemia e Covid-19 ka rritur kostot e familjeve jo vetëm kur kanë një person të infektuar e duhet ta trajtojnë apo me blerjen e maskave dhe dezinfektantëve por edhe shpenzimet për karburant.

Top Channel