Basha në dispozicion të drejtësisë/ Përgjigjja për praninë e ish-deputetit Gerti Bogdani në foton me ministrin e Zimbabves

19/10/2020 15:27

Në daljen e përditshme për mediat Lulzim Basha i dha jehonë skandalit të ndodhur në Zimbabve, ku Ministri i Shëndetësisë  është arrestuar për një aferë korruptive me vlerë 60 milion dollarë. 

Në këtë foto me ministrin e Zimbabve, të cilin kryetari demokrat e etiketoi si peshk i madh shfaqet edhe ish deputeti demokrat Gerti Bodgdani.

Top Channel e pyeti kryetarin e Partisë Demokratike nëse kishte folur me ish deputetin e tij se çfarë kishte ndodhur, por Lulzim Basha shmangu detajet për rrethanat e fotos dhe arsyet se pse ish zyrtari demokrat shfaqej krah ministrit te arrestuar  dhe u mjaftua me këtë përgjigje.

“Sa përsa i përket pyetjes që më shtruat, çdo person Partisë Demokratike është në dispozicion të drejtësisë për absolutisht që gjithçka që drejtësia kërkon ta marrë në dispozicion. Nga unë i pari deri tek anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike”, u shpreh Lulzim Basha.

 

 

 

Top Channel