Në daljen e përditshme për mediat Lulzim Basha i dha jehonë skandalit të ndodhur në Zimbabve, ku Ministri i Shëndetësisë është arrestuar për një aferë korruptive me vlerë 60 milion dollarë.
Në këtë foto me ministrin e Zimbabve, të cilin kryetari demokrat e etiketoi si peshk i madh shfaqet edhe ish deputeti demokrat Gerti Bodgdani.
Top Channel e pyeti kryetarin e Partisë Demokratike nëse kishte folur me ish deputetin e tij se çfarë kishte ndodhur, por Lulzim Basha shmangu detajet për rrethanat e fotos dhe arsyet se pse ish zyrtari demokrat shfaqej krah ministrit te arrestuar dhe u mjaftua me këtë përgjigje.
“Sa përsa i përket pyetjes që më shtruat, çdo person Partisë Demokratike është në dispozicion të drejtësisë për absolutisht që gjithçka që drejtësia kërkon ta marrë në dispozicion. Nga unë i pari deri tek anëtari më i thjeshtë i Partisë Demokratike”, u shpreh Lulzim Basha.
Top Channel