Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë. Epiqendra në Kalabri
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi disa shifra të shkallës së mbulimit të popullsisë me shërbime për menaxhimin e mbetjeve.
Sipas raportit, 50.7% e popullsisë mbulohej me shërbime grumbullimi mbetjesh, ndërkohë që sot 87.9% e popullsisë mbulohet me shërbime grumbullimi mbetjesh.
Rama shprehet se ata që e lanë vendin me male plehrash në çdo qytet, vënë kujën për të mbuluar diellin me shoshë.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES
dhe me këto të dhëna kuptimplota të përparimit që kemi bërë në drejtim të ngritjes së një sistemi grumbullimi e përpunimi të mbetjeve, duke vazhduar përpjekjet më tutje ndërkohë që ata të cilët e lanë vendin në gjendjen e mosozotshme me male plehrash në çdo qytet, kanë vënë kujën për ta mbuluar diellin me shoshë, ju uroj një javë të mbarë ?”
Top Channel