Zbulohet “shtëpia e barit”, arrestohen 2 shqiptarë në fermën më të madhe të kanabisit në Angli

18/10/2020 00:43

Dedektivet e Agjensisë britanike të Luftës Kundër Krirmit, NCA e cila njihet ndryshe edhe si FBI-ja britanike, kanë arritur të zbulojnë dhe asgjësojnë një fermë kanabisi, ku gjendeshin 1000 bimë që kultivoheshin.

Policisë i’u desh hyrja me forcë në ambientet e saj dhe ndjekja me dronet policisë, për kapjen e dy shqiptarëve dhe një vietnamezi që gjendeshin në ndërtesën tre katëshe, e cila më parë kishte qenë klub nate në qytetin e Coventry-it në Anglinë Qëndrore. Sipas njoftimit zyrtar të NCA dhe medias britanike, të arresturait janë Andi Qani 24 vjeç , vientnamezi Cao Van Vu ,31 vjeç dhe Adrian Lieshaj 28 vjeç, i cili kërkohet edhe nga autoritetet gjermane për plaçkitje për të cilin ka qenë lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar.

Vlera e bimëve të kanabisit shkon në 1 milion sterlina dhe mendohet se është një nga kapjet më të mëdha të fermave të kanabisit, ose siç njihen në zhargonin e botës kriminale, si “shtëpitë e barit”. Në këtë fermë, e instaluar në tre kate të ndërtesës, sipas njoftimit të Agjensisë britanike të Luftës kundër Krimit, janë zbuluar paisje të sofistikuara për mbjellje dhe rritjen e bimës dhe sisteme ujitje me një vlerë prej 150 mijë sterlinash.

Sipas zyrtatit të lartë të NCA, Adam Warnock “ kemi të bëjmë me një kapje të rëndësishme dhe të madhe e cila do ketë një impakt të madh ndaj grupeve të krimit të organizuar, duke u hequr atyre nga duart ambiente dhe përfitime “.

Vitet e fundit krimi i organizuar shqiptar në Britani duket se e ka zhvendosur aktivitetin nga trafiku dhe shpërndarja e kokianës më shumë tek rritja dhe kultivimi i kanabisit, i cili po shndërrohet në një fenomen masiv.

Top Channel