Vrau shtatzënën e i rrëmbeu foshnjën/ SHBA do ekzekutojë gruan e parë që prej vitit 1951

18/10/2020 15:18

52 vjecarja Lisa Montgomery është gruaja e parë që ekzekutohet në SHBA me një injeksion vdekjeprurës në gati 7 dekada. Krimi I saj ishte veçanërisht i rëndë.

Dhjetorin e 2004-tës, Lisa shkoi në shtëpinë e Bobbie Jo Stinnett në Misuri me pretekstin se do të adoptonte një qen, por ne fakt, kishte thurur një plan të tmerrshëm. Me të hyrë në shtëpinë e Bobbie, e shtrëngoi në fyt derisa gruaja në muajin e tetë të shtatzënisë humbi ndjenjat.

Lisa mori pas kësaj një thikë në kuzhinë e i hapi barkun që t`i nxirrte fëmijën. Stinnett u përmend dhe luftoi me të, por Lisa në fund e mposhti duke e vrarë. Ajo arriti të merrte fëmijën e të largohej. Arratia nuk zgjati shumë.

Në 2007-tën u dënua me vdekje dhe vetëm tani, ky vendim po zbatohet. Gruaja e fundit e ekzekutuar në SHBA ishte Bonnie Heady, në 1953-shin. Avokati mbrojtës i Montgomery-t doli me pretendimin se ajo kishte probleme mendore për shkak të abuzimeve që kishte pësuar në fëmijëri, por thirrjet për t`i kursyer jetën, u refuzuan.

Top Channel