Veliaj ironizon Bashën: Edhe ne i morëm dy shtëpi biznesmenit, por ne i morëm për dy familje të prekura nga tërmeti”

18/10/2020 13:41

Nga Petrela, ku inspektoi dy shtëpi të reja të rindërtuara për familjet e Beqir dhe Pëllumb Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj nuk i ka kursyer ironitë me Lulzim Bashën.

Duke qenë se të dyja shtëpitë e familjeve Hoxha janë ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, në një nga komplekset luksoze të të cilit banon edhe kreu i PD, Basha, kryebashkiaku tha se ndryshe nga Basha dhe kunati i tij, që i marrin shtëpitë si gjoba ndaj bizneseve, banesat e reja në Petrelë janë për familjet e mbetura pastrehë nga tërmeti.

“Dua shumë ta falenderoj Gon Papulin, sipërmarrësin dhe donatorin e dy shtëpive. Është e vërtetë, edhe ne i kemi marrë dy shtëpi Gon Papulit, jo vetëm Lul Basha. Ka vetëm një diferencë. Ne ia morëm dy shtëpitë për Afërditën dhe Mirelën që ngelën pa shtëpi. Tjetër gjë t’i marrësh për kunatin dhe tjetër gjë t’i marrësh për popullin, kur një investitor do që të kontribuojë. Kur i jep për popullin quhet sevap, ose filantropi, kur i jep për një parti politike dhe për kunatin, ajo quhet gjobë ose shantazh. Kjo është diferenca mes botëkuptimeve tona. Ne sipërmarrjen e vlerësojmë, jemi shumë të nderuar që ata punojnë dhe ndërtojnë, qofshin kur bëjnë shkolla, rrugë, apo kur bëjnë vila, por ama këta paguajnë taksat. Me ato taksa ne bëjmë akoma më shumë punë, nuk paguajnë gjoba dhe nuk i përgjigjen shantazhit,” deklaroi Veliaj.

Krei i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, por është zhvendosur në kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës, të ndërtuara pikërisht nga biznesmeni Papuli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA