Testoi sistemin rus/ SHBA i “përvishet” keq Turqisë

18/10/2020 13:41

Shtetet e Bashkuara e dënuan ashpër Turqinë për testimin e një sistemi të përparuar rus të mbrojtjes ajrore të premten, veprim ky të cilin Ankaraja e ndërmori pa marrë parasysh paralajmërimet amerikane.

Televizioni Haber, që është pranë qeverisë, njoftoi në faqen e tij të internetit se ushtria turke kishte provuar sistemin rus S-400 të mbrojtjes ajrore ruse në provincën Sinop të Detit të Zi. Këto raporte, ai I shoqëroi dhe me një video amatore, të filmuar siç thuhet, aty në zonë. Njoftime te ngjashme u shfaqen dhe ne media të tjera. Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se lëshimi i raketave është “i papajtueshëm me përgjegjësitë e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe partner strategjik” i Shteteve të Bashkuara. “Ne kemi qenë të qartë”, tha një zëdhënës I DASH.

 

“Një sistem operativ S-400 nuk është në përputhje me angazhimet e Turqisë si një aleat i SHBA-së dhe NATO-s. Ne kundërshtojmë blerjen e sistemit nga Turqia dhe jemi thellësisht të shqetësuar nga njoftimet se Ankaraja po e vë atë në veprim”, theksoi ai, duke shtuar se sistemi “nuk duhet të aktivizohet”.

 

“Aktivizimi do të sillte pasoja serioze për marrëdhënien tonë të sigurisë”, deklaroi zëdhënësi I cili kujtoi se  Turqia tashmë është pezulluar nga programi i avionëve luftarakë amerikanë F-35, “dhe S-400 vazhdon të jetë një pengesë për përparimin në drejtime të tjera në marrëdhëniet dypalëshe “. Një zyrtar amerikan tha më herët se SHBA beson që Turqia përdori tre raketa në provë – e të gjitha goditjet ishin të suksesshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA