Performanca e fundit në “KinoStar”, ishte ajo e interpretuar nga Olimpia dhe Katerina.
Vajzat kishin zgjedhur një skenë nga filmi “Monster In Law”. Olimpia në këtë skenë kishte rolin e vjehrrës, e cila nuk i duket e denjë vajza me të cilin djali i saj ka zgjedhur për t’u martuar, në këtë rast, Katerina.
Për këtë arsye, ashtu sikurse dhe në film, mes vajzave shpërthen një debat abuziv, ku nuk mungojnë goditjet me shuplakë. Kjo skenë u komentua nga juria si reale, pasi dhe goditjet ishin të vërteta. Për këtë arsye, anëtari i jurisë, Herion Mustafaraj, kërkoi nga Olimpia që ta godiste me shuplakë.
Olimpia u tregua e gatshme, por edhe pse e gjitha ishte një skenë, gjuajtja e saj ishte vërtetë e fortëPër më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.
Top Channel