Ish-deputeti i njohur Nard Ndoka, shpesh është bërë viral në rrjet për shkak të deklaratave të tij.
Për këtë, ai foli në rubrikën “N’fermë” me Ervin Kurtin. I pyetur nga ky i fundit në lidhje me “memet” e rrjeteve sociale, Ndoka u shpreh: Unë jam Baba.
Ndërkohë i pyetur “a ta ka bërë gropën politika, deputeti u përgjigj: “ Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.
Pjesë nga biseda:
Nard Ndoka: Unë jam baba e memeve. Është interesante se ka krijimtari gjithë andej. Nuk e di pse ma vendosin mua e nuk i mbajnë për vete. Kam thënë kur kam qenë ministër pirja e duhanit shkurton cigaren.
Ervin Kurti: Ke thënë dita e fundit e javës është e diela.
Nard Ndoka: Kjo është e vërtetë.
Ervin Kurti: Politika ta ka bërë gropën.
Nard Ndoka: Për fatin e mirë jo, as unë nuk ia kam bërë gropën dikujt por kam rezistuar.
Top Channel