Me rregullat e reja të vendosura nga pandemia e COVID-19, një grup grash në Argjentinë, gjetën një mënyrë unike për të vizituar shoqen e tyre të sëmurë me kancer.
Gruaja e quajtur Gabriela, kishte më shumë se dy muaj që qëndronte në spital. Rrethi i saj i zgjeruar shoqëror, shpesh lidhej me të me anë të platformave online, por këto të fundit këtë herë kishin menduar një gjë krejtësisht të veçantë.
Gratë kanë marrë me qira një vinç dhe me ndihmën e saj kanë mbërritur në dritaren e dhomës së 52-vjeçares. Në dorë, ata mbanin dhe një karton ku ishte shkruar një mesazh inkurajimi, që ajo të vazhdonte luftën kundër kancerit. 12 gratë e surprizës thuhet se kanë 10 vite shoqe me Gabirelën, pasi janë takuar përmes një organizate nga La Plata.
“Ideja erdhi nga nevoja për ta vizituar atë, izolimi po bëhej shumë i gjatë. Ne ndamë dhe kaluam shumë kohë së bashku, ne i përkasim një grupi drejtues dhe na mungon shumë, ”tha Patricia, një nga anëtarët e grupit në një intervistë për Telefé.
Un grupo de amigas de La Plata (Argentina) alquiló una grúa para ver, aunque sea de lejos, a Gabriela, su amiga desde hace 12 años, que lucha contra el cáncer en el Fleming.
No hay barreras ni confinamiento que pueda con una verdadera amistad. pic.twitter.com/9D28QZF9Mg— Ibon Pérez (@ibonpereztv) October 11, 2020
Top Channel