Virgil van Dijk do të qëndrojë jashtë fushave të blerta një periudhë të gjatë, pasi dëmtoi ligamentet e gjurit në derbin e Merseyside të shtunën e kaluar. Mbrojtësi holandez u përplas me portierin e “Toffees”, Jordan Pickford, pas vetëm gjashtë minutash lojë në “Goodison Park”.

“Gardiani” i Evertonit çuditërisht nuk mori asnjë sanksion, pasi Van Dijk u vlerësua në pozicion jashtë loje në momentin e përplasjes, megjithatë qendërmbrojtësi u detyrua të dilte nga fusha pasi nuk ishte në gjendje të vazhdonte.

Në deklaratën e Liverpoolit theksohet:

“Van Dijk kërkoi të zëvendësohej dhe vlerësimi i mëtejshëm i dëmtimit ka zbuluar se do të nevojitet një operacion. Nuk përcaktohet një afat specifik kohor për kthimin e tij në fushë. Pas operacionit, Van Dijk do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të klubit për t’i mundësuar atij që të arrijë gjendjen e duhur fizike sa më shpejt të jetë e mundur.”

Për dëmtime të tilla një futbollisti i duhet një periudhë 6-8 mujore për t’u kthyer në fushë dhe fatkeqësisht gjiganti holandez mund ta ketë mbyllur sezonin e ndoshta ka humbur edhe Europianin.

Arbitri i ndeshjes, Michael Oliver, dhe zyrtari i VAR-t, David Coote, vendosën të mos i referoheshin pamjeve të përsëritura përderisa Van Dijk ishte jashtë loje, duke e shpëtuar Pickfordin nga ndëshkimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA