
“Maskat”, është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Megi Pojani.
Personazhe të njohur, që nuk janë profesionistë në muzikë, do të sfidojnë veten para një jurie të përzgjedhur. Juria e përbërë nga tekst shkruesi Olti Curri, këngëtaret Eranda Libohova dhe Zajmina Vajsari, e kishin jo të lehtë për të zbuluar personazhin që fshihet pas maskës.
Juria e kishte shumë të vështirë të zbulonte moderatoren Dajana Shabani, të cilën e komplimentuan për performancën. Ambientalisti Sazan Guri, surprizoi jo pak jurinë me një performancë të realizuar nën ritmet e pianos, të luajtura nga vetë ai.
Ndërsa për herë të parë gjatë këtyre javëve juria nuk mundi të zbulonte një personazh nën “maskë” dhe ai ishte aktori Klod Hoxha.
Top Channel