Meta uron Kardinal Ernest Troshanin për 92 vjetorin e lindjes: Një martir i gjallë i kishës, me një kalvar vuajtjesh

18/10/2020 16:31

Presidenti Ilir Meta ka uruar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ me rastin e 92 vjetorin e lindjes Kardinalin shqiptar, Dom Ernest Troshanin.

Në urimin e tij Meta e cilëson Kardinalin si një martir të gjallë të Kishës dhe një njëri që ka ka kaluar një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe.

Postimi:

Sot, në 92-vjetorin e Tij të lindjes, duke falenderuar Zotin, dhe lutur për shëndet të plotë e jetë sa më të gjatë, i përcjell urimet më të përzemërta Kardinalit tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani.

Martir i gjallë i Kishës, simbol i përkushtimit ndaj Hyjit, vlerave e idealit kombëtar, me një kalvar vuajtjesh, persekutimesh e burgjesh komuniste mbi supe, Ai na dëshmoi ferrin nga kaloi si mësues i përvuajtur i çdo gjenerate për të qenë gjithmonë të vëmendshëm në mbrojtje të lirisë, të drejtave e dinjitetit njerëzor.

Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme frymëzuese! 🇦🇱

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA