Mbyllet reparti i neurologjisë në Spitalin e Beratit, shkak një mjeke me Covid-19

18/10/2020 21:45

Drejtoria e Higjienës në spitalin e Beratit ka mbyllur repartin e neurologjise pasi një mjeke neurologe ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Si pasojë e rezultimit me koronavirus janë karantinuar 2 mjeke dhe 6 infermiere të këtij reparti.

Mjekja jetonte në Durrës dhe ishte kontraktuar për të punuar 3 ditë në javë në Spitalin e Beratit për shkak të mungesës së mjekëve specialist.

 

Top Channel